Merkel dhe Sarkozy kërkojnë reforma financiare
Paris, 22 qershor - Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti i Francës Nicolas Sarkozy, në një letër të përbashkët dërguar kryeministrit të Kanadasë Stephen Harper, kanë kërkuar reforma të reja në tregun e financave.
Gjermania dhe Franca kërkojnë ndër të tjera edhe tatime për risqet, dhe transparencë të aktiviteteve të bankave.
Rregullat e reja duhet të futen në fuqi në fund të vitit 2012, shkruajnë Merkel dhe Sarkozy.
Letra është dërguar në prag të samitit të G-20-s i cili mbahet këtë javë në Kanada.