Merkel: Dalja e Greqisë nga Eurozona do të ishte katastrofike
Berlin, 10 maj - Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi se do të ishte katastrofike nëse Greqia do të dilte nga eurozona, e cila nga ana e saj do të dobësohej jashtëzakonisht.
\'\'Kemi marrë vendimin ti përkasim një bashkimi monetar. Ky është një vendim jo vetëm monetar, por edhe politik\'\', deklaroi Merkel në një intervistë për rrjetin televiziv BBC.
\'\'Do të ishte katastrofike nëse i thoshnim një vendi që ka vendosur të jetë bashkë me ne se nuk të duam më\'\', shtoi Merkel.
\'\'Veç kësaj, konventat europiane nuk e lejojnë. Njerëzit në gjithë botën pyesin: kush do të jetë tjetri. Eurozona do të dobësohej jashtëzakonisht\'\', theksoi ajo.
\'\'Greqia është në qendër të planeve evropiane të shpëtimit, ka përpara një rrugë të gjatë e të vështirë, por do të ishte një gabim kolosal politik të lejohej që Greqia të braktiste euron\'\', shtoi Merkel.