Merkel: Bota nuk nxori mësime nga kriza financiare
Berlin, 27 janar - Bota nuk nxori mësime të mjaftueshme nga kriza financiare e vitit 2008, deklaroi dje kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë hapjes së forumit ekonomik botëror në Davos.
“Ende mësimet nuk janë plotësisht të mjaftueshme”, deklaroi Merkel.
Merkel shtoi se është e zhgënjyer nga përpjekjet e pasuksesshme për vendosjen e një tatimi global ndaj transaksioneve financiare që, sipas saj, do të jepnin një sinjal të fuqishëm politik te qytetarët.
”Nuk është arritur as përparim i mjaftueshëm edhe në negociatat për klimën”, shtoi ajo.
”Gjermania nuk dëshiron të marrë angazhime, që nuk do të mundë t’i realizojë për rregullimin e krizës debitore në eurozonë, por është e gatshme që të shprehë solidaritet dhe ta mbrojë euron”, theksoi Merkel.