20 Nëntor 2024

Meridian dhe SharrCem, kompanitë më të përgjegjshme në Kosovë

Prishtinë, 30 maj - Në një ceremoni solemne të organizuar nga Rrjeti CSR Kosovë dhe Oda Ekonomike Amerikane u prezentuan dhe u  shpërblyen projektet me ndikimin më të qëndrueshëm ekonomik në shoqëri.

Robert Wright, Kryesuesi i Bordit të Rrjetit CSR Kosovë dhe njëherit Drejtori i Përgjithshëm i Bankës Raiffaissen, prezentoi projektet fituese dhe u shpreh se përmes aplikimit të parimeve të CSR, bizneset demonstrojnë përkushtimin e tyre për të punuar me të gjithë akterët relevant në zhvillimin e një agjende të qëndrueshme  ekonomike.

Ndërsa në anën tjetër  zëvendëskryeministrja dhe njëherit Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari – Lila, prezantoi përfitimet ekonomike të kësaj iniciative duke u shprehur e kënaqur për faktin se Kosova ka kompani të cilat vazhdimisht pasqyrojnë parime të përgjegjshme të cilat janë të mira si për biznesin ashtu edhe për shoqërinë.

Njëherit ajo u bëri thirrje të gjitha kompanive, duke përfshirë edhe bizneset e vogla dhe te mesme, që të aplikojnë parimet e Përgjegjësisë Shoqërore Korporative në politikat e tyre strategjike te biznesit.

Në ceremoni ishte e pranishme edhe Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, e cila  shprehu mbështetjen e saj mbi këtë iniciativë, duke theksuar se në bazë të Strategjisë së BE-së për Ndërmarrësinë 2020, secili biznes duhet të integroj plotësisht parimet e CSR-it duke kontribuar në rritje të zgjuar, të qëndrueshme dhe gjihtëpërfshirëse.

Përfaqësuesit e dy kompanive fituese, Agon Gashi, nga Meridian, dhe Emmanuel Mitsou nga SharrCem, u shprehën të kënaqur që kontributi i tyre ndaj komunitetit është shpërblyer dhe premtuan se do të vazhdojnë me praktikën e njejtë edhe në të ardhmen.

Këta të fundit,  do të jenë pjesëmarrës të Ceremonisë së madhe të ndarjes së Shpërblimit CSR në Bruksel më 26 qershor 2013, ku do të marrin pjesë zyrtarë të nivelit të lartë dhe do të përfaqësohen shumë kompani evropiane.

Rrjeti CSR i Kosovës është një organizatë joprofitabile, joqeveritare e themeluar me qëllim  të përkrahjes së kontributit të zhvillimit për rritje të qëndrueshme ekonomike, përmes promovimit të përgjegjësisë shoqërore korporative, ndërsa shpërblimi Evropian CSR në Kosovë është iniciativë e mbështetur nga CSR Evropë, Bitc, Komisioni Evropian dhe Oda Amerikane në Kosovë dhe do t’u ndahet cdo vit kompanivë më përgjegjëse ndaj shoqërisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)