04 Maj 2024

Mërgimtarët ia ndërtojnë shtëpinë familjes që ka jetuar në barakë

Mitrovicë, 19 korrik - Është përuruar në Shipol të Mitrovicës shtëpia e ndërtuar me ndihmën e një grupi bashkatdhetarësh që jetojnë në Kiel dhe Plyn të Gjermanisë për pesë anëtarët e familjes së të ndjerit Sylejman Jusufi. Kjo familje ka jetuar në një barakë në afërsi të ujësjellësit në rreth 20 vjet.

Familjarët shprehën shumë të lumtur, meqë për ta ka filluar një jetë e re. Behrami, një nga djemtë e kësaj familje që kanë mbetur pa kryefamiljar, thotë se ka më shumë se dy dekada që kanë jetuar në barakë.

“Kemi jetuar në gjendje të rëndë. Është vështirë të përshkruhet, kjo mund të përjetohet vetëm nëse dikush e sheh vendin ku kemi jetuar”.  

Ai falënderon bashkatdhetarët që kanë ndihmuar, por edhe zyrtarët komunalë që kanë marrë përsipër të rregullojnë kuzhinën në shtëpinë e re. Tha se për ta ka nisur një jetë e re në kohën kur nuk e kanë pritur një gjë të tillë.

Në përurimin e shtëpisë së re bashkë me disa bashkatdhetarë që e kanë udhëheq këtë aksion, në mesin e të cilëve ishte Sabit Jashari etj Ramë Mehiqi, ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës, Avni Kastrati dhe drejtori për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, Kastriot Jashari.

Drejtuesit komunalë u shprehën shumë të kënaqur me cilësinë e punës dhe njëherit falënderuan të gjithë ata që kanë ndihmuar këtë familje.

Kryetari Kastrati, tha se bashkatdhetarët tanë kanë ndihmuar vazhdimisht. Ai potencoi edhe aksionin humanitar “Ndihmo edhe ti” që është organizuar për të mbledhur fonde për rindërtimin e shtëpive në veri.    

Ndërsa, Fetah Trepça, i cili për ndërtimin e shtëpisë për familjen Sylejmani, kishte dhënë 1 mijë euro, tha se janë të kënaqur që kanë mundur t’i  ndihmojnë kësaj familje që kishte jetuar në kushte tepër të rënda.

“Shumë bashkatdhetarë tanë ju kanë përgjigjur këtij aksioni duke dhënë nga 100 euro. Kemi mbledhur rreth 12 mijë euro për ndërtimin e kësaj shtëpie që është punuar nga kompania “AFRIUNIVERZAL”, e cila ka ndihmuar duke i dhuruar falas pllakën, dritaret dhe derën e hyrjes”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)