20 Nëntor 2024

Mërgimtarët i sigurojnë truallin, komuna shtëpinë

Mitrovicë, 16 gusht - Një grup mërgimtarësh që jetojnë në Gjermani janë organizuar dhe kanë blerë një pronë për familjen me 14 fëmijë të Hava Hazirit nga Mitrovica.

Asaj para një viti i ka vdekur i shoqi dhe vetë ka mbetur të përkujdeset për 14 fëmijë, të cilët së fundi janë duke jetuar në një shtëpi që ua ka gjetur Habitati.

Duke parë këtë gjendje, përveç mërgimtarëve në nismën për t’i dalur në ndihmë kësaj familje ka ndërhyrë edhe komuna, duke premtuar që t’ia ndërtoj shtëpinë.

Vetë kryetari i komunës, Avni Kastrati, ka qëndruar në këtë familje dhe ju ka premtuar se do t’u ndihmohet për ndërtimin e shtëpisë në pronën që është blerë nga mërgimtarët.

Kryetari Kastrati, tha se në Mitrovicë si pasojë e rrethanave specifike ende ka shumë probleme për strehim dhe punësim.

“Rrethanat e pasluftës e kanë bërë të veten, kemi pasur shumë të zhvendosur nga veriu dhe kjo e ka rënduar situatën. Megjithatë viteve të fundi është punuar shumë sidomos në rindërtimin e shtëpive në veri, në mënyrë që të zbutet problemi i strehimit”.

Bashkë me kryetarin ishte edhe Sabri Potoku, i cili përfaqësonte mërgimtarët që janë organizuar dhe i kanë ndihmuar kësaj familjeje. Ai falënderoi kryetarin Kastrati për mbështetjen dhe tha se në kuadër të mundësive do të vazhdojnë të ndihmojnë.

Për familjen Haziri e cila jeton vetëm me ndihmë sociale, komuna ka siguruar edhe ndihma ushqimore, të cilat janë ndarë nga Drejtoria për Mirëqenie Sociale.      

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)