19 Nëntor 2024

Mercy Corps ndërton 5 shtëpi në Mitrovicë

Mitrovicë, 31 janar - Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur në takim drejtoreshën e Mercy Corpsit për Kosovën, Xhesika Pearl, me të cilën ka biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit.

Kjo u vlerësua si mënyrë e mirë për realizimin e projekteve të përbashkëta në të mirë të qytetarëve.

Drejtoresha e Mercy Corpsit për Kosovën, Xhesika Pearl, tha se në Mitrovicë kanë realizuar projekte të shumta gjatë viteve të fundit.

“Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë bashkëpunimin me Komunën e Mitrovicës dhe për këtë kemi edhe projekte konkrete”.

Në këtë kontekst, ajo tha se Mercy Corpsi do të ndihmoj për ndërtimin e pesë shtëpive për nevojtarët në këtë qytet.

“Në kuadër të projekteve të Mercy Corpsit planifikojmë të ndërtojmë pesë”, tha ajo, duke shtuar se shumë shpejt do të nisin procedurat për këtë projekt.

Në anën tjetër, kryetari Bahtiri, ka falënderuar drejtoreshën e Mercy Corpsit për mbështetjen.

“Qytetarët e Mitrovicës jetojnë në gjendje të rëndë ekonomike dhe kanë shumë nevojë që të mbështeten”, tha ai.

Kryetari Bahtiri, gjithashtu shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me Mercy Corpsin në mënyrë që bashkërisht të realizohen edhe projekte të tjera me rëndësi.

Ai përmendi edhe nevojën për mbështetje për funksionalizimin e zyreve për regjistrim civil në Shipol dhe në Mazhiq, në mënyrë që shërbimet të jenë më afër qytetarëve. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)