Mënyra te reja të financimit të projekteve Kosovë - Shqipëri
Prishtinë, 29 qershor - Ekspoforumi Mënyrat e reja të financimit të projekteve strategjike Kosovë - Shqipëri do të mbledhë në Prishtinë përfaqësues institucionalë të Kosovës dhe të Shqipërisë, kompani nga vendi e diaspora, si dhe donatorë, për ti diskutuar objektivat strategjike të të dyja vendeve dhe mënyrat e financimit të projekteve të përbashkëta.
Ekspoforumi mbahet më 29 qershor 2015, në orën 10:00, në hotelin Emerald në Prishtinë, ndërsa është bashkorganizim i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Ministrisë së Diasporës,
Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Republikës së Kosovës, Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë së Republikës së Shqipërisë dhe Konfindustrisë.
Ekspoforumit i paraprin panairi, përkatësisht ekspozimi i prodhuesve nga diaspora në Kosovë dhe i ndërmarrjeve publike për zhvillimin e vendeve tona.
Forumi do të zhvillohet në katër panele diskutimi, me tema të veçanta, si:
- Objektivat strategjike për sektorët e energjisë dhe të minierave;
- Projektet strategjike me interes të përbashkët;
- Metodat e financimeve, etj.
Në fund të punimeve, forumi do të dalë me konkluzione për mundësitë që ofron ky sektor, hapat që duhet të ndërmarrin institucionet për stimulimin e tij dhe rolin e sektorit privat, me qëllim të promovimit të ideve inovative dhe krijimin e vendeve të reja të punës.