Mentor Mehmeti emërohet këshilltarë i FMN-së për Kosovën
Prishtinë, 5 nëntor - Me vendimin e aprovuar sot nga Qeveria e Kosovës, Mentor Mehmeti është emëruar këshilltarë i Drejtorit Ekzekutiv të Konstituencës së Fondit Monetarë Ndërkombëtarë (FMN) që mbulon Republikën e Kosovës.
Vendimi është marrë në pajtim me propozimin e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në përputhje me Ligjin për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetarë Ndërkombëtar dhe në organizatat e grupit të Bankës Botërore.