16 Janar 2025

Menaxhimi i Integruar i Kufirit zvogëlon kontrabandën

Prishtinë, 13 dhjetor - Shefat ekzekutiv të bizneseve anëtare të Odës Ekonomike Amerikane sot patën një mëngjes pune me drejtorin e Doganës së Kosovës, Naim Huruglica, për të diskutuar rreth çështjeve me të cilat ata përballen gjatë punës së tyre lidhur me doganën.

Drejtuesit e Odës Amerikane e vlerësuan takimin si vazhdim i një partneriteti konstruktiv me qëllim të përmirësimit të mëtejmë të dialogut që është në interes të të dyja palëve.
 
Para drejtorëve ekzekutivë të kompanive anëtare të Odës Amerikane, drejtori i përgjithshëm i Doganës, Huruglica foli lidhur me rëndësinë e procesit të nisur së fundmi të Menaxhimit të Integruar të Kufirit (IBM) dhe ndikimit që kjo do të ketë në zvogëlimin e kontrabandës dhe shtimin e të hyrave buxhetore.

Pas shqetësimeve të ngritura nga komuniteti i biznesit, më konkretisht nga anëtarët e Odës Amerikane, Huruglica sqaroi edhe lidhur me implementimin e sistemit të ri të teknologjisë informative ASYCUDA, të cilin ai e quajti “sistem revolucionar” për shkak të mundësive të shumta që ofron, duke shtuar se për momentin as zyrtarët e Doganës e as vetë kompanitë importuese nuk janë duke i shfrytëzuar sa duhet këto mundësi.

Në të njëjtën kohë, bizneset anëtare të Odës Amerikane patën mundësi që të parashtrojnë edhe pyetjet e tyre lidhur me njoftimin e shpërndarë së fundmi në media për mbylljen e depove doganore, ku nga Huruglica u njoftuan se kjo nuk po bëhet me qëllim të mbledhjes së më shumë të hyrave buxhetore, por si përgjigje ndaj atyre bizneseve të cilat kanë abuzuar me depot e tyre doganore, duke shprehur garancën e tij se bizneset të cilat nuk kanë abuzuar me këtë të drejtë nuk do të preken nga një vendim i tillë.

Gjatë mëngjesit të punës, anëtarët e Odës Amerikane parashtruan edhe pyetje të tjera lidhur me paqartësitë të cilat paraqiten gjatë interpretimit të legjislacionit doganor,ndërsa përveç sqarimeve, Huruglica i ftoi bizneset që t’u drejtohen zyrtarëve të Doganës lidhur me paqartësitë e tjera që mund t’i kenë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)