Memorandum për punësimin e të kthyerit
Prishtinë, 10 mars - Ministri për Komunitete dhe Kthim ,Dalibor Jevtic, ka nënshkruar sot një Memorandum Mirëkuptimi me drejtorin e Agjencionit për promovimin e punësimit në Kosovë, Bedri Xhafa. Memorandumi i Mirëkuptimit është vazhdim i bashkëpunimit në mes të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim dhe Agjensionit për promovimin e punësimit në Kosovë.
Qëllim i bashkëpunimit është mbështetja e kthimit të qëndrueshëm të personave të zhvendosur brenda vendit, në veçanti zhvillimi dhe mbështetja e politikave dhe masave për integrimin e pjesëtarëve të grupeve që janë në një farë mënyre të diskriminuar në tregun e punës, siq janë gratë e reja, të kthyerit dhe anëtarët e grupeve të ndryshme etnike.
Bashkëpunimi në mes të Ministrisë dhe Agjencionit do të reflektohet në shkëmbimin e informacioneve, veçanërisht atyre që kanë të bëjnë me zhvillimet e reja në fushën e integrimit, siç janë projektet, zhvillimi i ideve të reja, si ndërkombëtare ashtu edhe vendore.
Agjencia për promovimin e punësimit në Kosovë do të mbështes përpjekjet e Ministrisë për të gjitha informatat relevante dhe zhvillimet në Kosovë, të cilat kanë të bëjnë me personat potencialisht të zhvendosur nga vendet fqinje të rajonit.
Ky Memorandum Mirëkuptimi do të vlenë për tri vite, nga data e nënshkrimit.