20 Nëntor 2024

Memorandum për mbrojtjen e konsumatorëve në sektorin finaciarë

Prishtinë, 18 korrik - Banka Qendrore në bashkëpunim më Bankën Botërore  dhe në partneritet me MTI-në kanë organizuar në Prishtinë Konferencën e përbashkët më rastin e lansimit të strategjisë së titulluar “Mbrojtja e Konsumatorit dhe Edukimi Financiar në Kosovë-Rruga drejt zhvillimit\".

Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues nga industria bankare,financiare  ajo e sigurimeve , jeta akademike dhe  të institucioneve të tjera që  operojnë në Kosovë.

Në fjalën  e tij Guvernatori Hamza shprehu falëndërimin për pjesëmarrësit e shumtë të kësaj konference dhe ndër të tjera potencoi në mjedisin e sotëm, kur të gjithë jemi dëshmitarë të pasojave që ka sjellë kriza financiare globale dhe së fundmi në Evropë, çështja e mbrojtjes së konsumatorit gjithnjë e më shumë zë një rol të veçantë në agjendën e rregullatorëve por edhe institucioneve financiare. 

\"Aq më tepër që sektori i shërbimeve financiare ka një peshë të fuqishme  në rritjen ekonomike, krijimin e vendeve të punës, ndërtimin e infrastrukturës vitale dhe zhvillim të qëndrueshëm për Kosovën”, potencoi Guvernatori, duke shtuar  rëndësinë e kësaj strategjie për vet faktin se kemi të bëjmë me shërbimet dhe produktet e sektorit financiar që prekin jetën e secilit qytetar  të Kosovës.

Ai poshtu shfaqi mirënjohjën për gatishmërinë e Bankës Botërore për përkrahjen që i ka ofruar  Bankës Qendrore dhe institucioneve tjera relevante në ndërtimin e një tregu financiar që trajton konsumatorët në mënyrë të drejtë, inkurajon përfshirjen financiare dhe ndihmon qytetarët në përdorimin efektiv të shërbimeve financiare. Për më shumë kliko fjala e  guvernatorit.

Ndërkaq  në fjalën e saj zv/kryeministrja Mimoza Kusari Lila theksoi rëndësinë e veçantë që paraqet në çdo shoqëri  mbrojtja e konsumatorit e cila është edhe komplekse dhe  komponentë shumë e rëndësishme në ecurit dhe kahet e zhvillimit ekonomik e shoqëror.

Gjithnjë sipas zëvëndeskryeministres Kusari –Lila , avancimi dhe zgjidhja e problemeve të konsumatorëve është detyrim ligjor, institucional dhe qytetar. 

“Ne po punojnë në forcimin e mekanizimit mbrojtës të konsumatorit. Rrjedhimisht të një garancie shoqërore që të gjitha produktet dhe artikujt që konsumatorët dëshirojnë të blejnë të jenë  të sigurta në tërë tregun e Kosovës, duke shtuar  se rregullimi i kësaj fushe, do të mbështetet në tri shtylla kryesore: shëndeti, siguria dhe mbrojtja e të drejtave të konsumatorit”, potencoi ndër të tjera zëvëndëskryeministrja  Kusari Lila tha Kusari-Lila.

Ndërsa përfaqësuesi resident i BB-së  për Kosovë Jan Peter Olters, u ndalë në rëndësinë  dhe rolin e  zbatimit të  reformave për të drejtat e konsumatorëve të sektorit bankar.

Ai më këtë rast nënvizoi  rëndësinë e strategjisë që  po lansohet  duke shtuar se hartimi i saj  është një element kyç i BQK-së, për të zhvilluar një sektor financiar modern, efiçient dhe të drejtë.

Këto masa që po ndërmirrën për të  përmirësuar  shkallën e mbrojtjës së konsumatorit i ndihmojnë familjeve për të krijuar besimin e nevojshëm, për zhvillimin e tregut financiar, funksional, modern, konkurrencën e drejtë dhe inovacionet financiare.

Për të eliminuar praktikat mashtruese dhe ekonominë informale”, theksoi ndër të tjera Olters.

Po gjatë zhvillimeve të kësaj konference BQK dhe MTI-ja nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit lidhur me mbrojtjen e konsumatorëve në sektorin finaciarë dhe trajtimin e ankesave të përdoruesve të shërbimeve financiare.

Memorandumi u nënshkrua nga Guvernatori Bedri Hamza dhe ministrja znj. Mimoza Kusari Lila. Për rolin e strategjisë  kanë prezentuar edhe  folës tjerë gjatë zhvillimit të  kësaj conference. Lidhur rezultatet e mbrojtjës së konsumatorit  dhe diagnostifikimi për edukim financiar në Kosovë me theks të veçant për të gjeturat dhe rekomandimet kyçe ka prezentuar ekspertja e Bankës Botërore Tamanna Talukder.

Ndërkaq për  rëndësinë e mbrojtjes efektive të konsumatorit dhe përkrahjen për Edukim Financiar  ka folur z. Tomas Prouza , specialist i lartë i sektorit  financiar  të Bankës Botërore.Ndërkaq nga BQK-ja  sa i përket rolit të strategjisë për mbrojtjen  e konsumatorit ka prezentuar znj. Shkendije Himaj , këshilltare e lartë e Bordit  Ekzekutiv.
 




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)