Mehmeti, Himaj, Bislimi e Merovci në garë për Guvernator të BQK-së
Prishtinë, 6 dhjetor - Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur së paneli për përzgjedhjen e kandidatëve për Guvernator, pas vlerësimit të integritetit, përgatitjes profesionale, shkathtësive teknike, njohurive të sistemit financiar si dhe njohurive për politika mikro dhe makroe konomike si dhe pas vlerësimit të performances së treguar gjatë intervistës, ka bërë dhe ka dërguar listen përfundimtare Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit të BQK-së, kandidatët e përzgjedhur janë: Fehmi Mehmeti; Shkëndije Himaj; Besnik Bislimi; Safet Merovci.