07 Nëntor 2024

Meha: Pa ndryshime të kuadrove, nuk hapet rruga për biznesin

Prishtinë, 28 dhjetor - Eksperti i financave, Xhevat Meha, për gazetën "Kosova Sot" tha se pret veprime konkrete në këto drejtime, ngase gjendja e tashme është e tillë, ku krerët e Prokurorisë, Gjyqësisë, Hetuesisë e Policisë janë të lidhur përmes krimit me kreun e politikës dhe kjo lidhje është tepër e fortë dhe është bërë përmes shërbimit sekret serb.

"Vetëm një njeri me karakter të fortë sikurse që është Haradinaj, mund që të shërbejë për ndërrimin e këtyre personaliteteve dhe njerëzve nga këto poste. Ndaj realisht në momentin e duhur dhe në kohën e duhur ai do të marrë vendime të duhura për ndryshimin e këtyre njerëzve nga këto pozita dhe që janë kompetentë për zbatim të ligjit ", ka theksuar ai.

Sipas Mehës, vetëm pas këtyre ndryshimeve në mënyrë të drejtpërdrejtë do të ndikojnë në të gjitha segmentet e zbatimit të ligjit në Kosovë.

"Ngase vetëm atëherë mund të presim se do të ndikojë në thyerje të monopoleve dhe vetëm nëse bëhen ndërrime në krerët e institucioneve të drejtësisë, atëherë mund që të hapet rruga për zbatimin e ligjeve edhe në fushën e ekonomisë dhe konkurrencës së lirë dhe thyerjes së monopoleve", u shpreh Meha. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)