Medvedev: Sanksionet ndaj Rusisë do të ndikojn në ekonomi
Moskë, 18 korrik - Në dritën e sanksioneve të fundit të Perëndimit, qeveria ruse është e detyruar të zhvendosë fokusin e shpenzimeve buxhetore drejt sektorit të mbrojtjes, tha të enjten kryeministri rus Dmitry Medvedev.
Ai shtoi se presioni i ushtruar ndaj Rusisë do të ndikojë tek politika fiskale e vendit.
Pas shpërthimit të krizës në Ukrainë, SHBA-ja dhe Europa kanë akuzuar Rusinë për ndërhyrje në situatën e Ukrainës, akuza këto që janë pasuar me sanksione.
Presidenti amerikan Barak Obama njoftoi të mërkurën për shtimin e sanksioneve ndaj Rusisë. Gjithashtu edhe BE-ja vendosi të shtojë masat sanksioniste ndaj Rusisë.