Medvedev i shqetësuar për krizën në eurozonë
New York, 18 qershor - Presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev duke mos fshehur dyshimin e tij për mbijetesën e euros, shprehu shqetësimin për krizën në eurozonë dhe shfaqi interes për stabilitet në Evropë.
Sipas Medvedev, i pyetur nga ''Wall Street Journal'', nuk përjashtohet termi që e ardhmja e monedhës së vetme evropiane të jetë kompromisi.
"Ne shpresojmë që masat e marra për mbështetjen e euros dhe mbështetjen e ekonomisë do të kenë rezultate dhe e shohim me shumë interes stabilitetin e Evropës '', deklaroi Presidenti rus.