Mediat kineze : Borxhi amerikan është një bombë me sahat
Pekin, 23 nëntor - Mediat zyrtare kineze kritikuan ashpër SHBA-në duke e cilësuar borxhin e tyre si një bombë me sahat dhe i kërkuan Kongresit amerikan të tregojnë një ndjenjë më të madhe përgjegjësie.
Dje, një komision i Kongresit i ngarkuar me reduktimin e borxhit amerikan nuk arriti të binte dakord për reduktimin me 1 200 miliardë dollarë të deficitit buxhetor, një dështim që presidenti amerikan, Barack Obama bëri përgjegjës republikanët.
Kina është poseduesi më i madh i bonove të thesarit amerikan me një portofol prej rreth 1.150 miliardë dollarë, gjë që shpjegon interesin e veçantë që ajo ka në gjendjen e ekonomisë amerikane.
Elitat politike të Uashingtonit duhet të gjejnë kurajon për të ndaluar shpërthimin e bombës me sahat dhe për ti treguar botës se ajo ka qetësinë dhe vendosmërinë për të mos vënë më në rrezik rimëkëmbjen e brishtë ekonomike globale, theksoi në një koment agjencia zyrtare kineze e lajmeve, Hsinhua.