Mediat greke në grevë
Athinë, 25 shtator - Mediat në gjithë Greqi janë duke mbajtur një grevë 24-orëshe. Kanalet televizive dhe radiot nuk po transmetojë lajme dhe programe argëtuese.
Ndaloi rifreskimi i shumicës së faqeve të lajmeve në Internet. Ditën e martë nuk do të dalin në shitje gazetat e përditshme.
Grevistët i vunë përpara qeverisë disa kërkesa, të cilat përfshijnëë rishikimin e marrëveshjes së kredisë me BE-në dhe FMN-në, sipas të cilës Greqia filloi liberalizimin e legjislacionit të punës dhe pensioneve.