25 Dhjetor 2024

MEA do të investojë në projekte infrastrukturore në Komunën e Junikut

Prishtinë, 19 shkurt  - Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit(MEA), Muharrem Nitaj ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Junikut, Agron Kuqin me të cilin kanë diskutuar për punët që po bëhen në këtë komunë, si dhe kanë nënshkruar dy marrëveshje bashkëpunimi.

Ministri Nitaj përgëzoi kryetarin Kuqi për punën që po bën në përmirësimin e jetës së qytetarëve të komunës së Junikut  dhe ofroi mbështetjen e tij dhe të ministrisë që ai drejton në realizimin e projekteve që janë në funksion të mirëqenies së qytetarëve të kësaj komune.

“Sot nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi për bashkëfinancimin e projektit për rregullimin e shtratit të lumit Erenik si dhe marrëveshje për bashkëfinancim në rregullimin e ujësjellësit në lagjen Agim Ramadani në Junik”, tha Nitaj.

Ndërsa nga ana e tij, kryetari Kuqi falënderoi ministrin e MEA-së, Nitaj për përkrahjen që po i ofron në zhvillimin dhe avancimin e projekteve që kanë impakt pozitiv në jetën e qytetarëve të kësaj komune.  

Ndryshe këto dy projekte do të realizohen në bashkëfinancim nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit dhe Komunës së Junikut, ku MEA do të financojë në vlerë prej 180.000.00 euro.


  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)