27 Prill 2025

Më shumë se 99 për qind e zyrtarëve e kanë deklaruar pasurinë

Prishtinë, 11 prill - Më shumë se 99 për qind e zyrtarëve të lartë publikë e kanë deklaruar pasurinë e tyre tek Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK), brenda afatit ligjor, duke shënuar kështu përqindjen më të madhe të deklarimit qysh prej vitit 2007.

AKK bën të ditur se ky proces është obligativ sipas Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për të Gjithë Personat Zyrtarë.

Sipas këtij ligji numri i zyrtarëve të lartë  publik të cilët kanë pasur për obligim ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre tek Agjencia kundër Korrupsionit ka qenë 3869 . Nga ky numër i tërësishëm obligimin  ligjor e kanë  përmbushur  3832 ose 99.04 %  ndërsa numri i atyre që nuk e kanë deklaruar pasurinë është 32.

Nga ana tjetër për pesë  zyrtar Agjencia ka pranuar dëshmi nga pikat kontaktuese të saj nëpër institucione se janë në shërim jashtë vendit apo janë duke vuajtur ndonjë dënim me burg.

Ndryshe, bazuar në nenin 437 të Kodit Penal Agjencia është e obliguar të bëjë kallëzim penal për të gjithë ata zyrtar të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë.

Siç dihet procesi i deklarimit të pasurisë pati filluar më 1 mars të këtij viti ashtu siç e përcakton Ligji për Deklarimin e  Pasurisë dhe ka përfunduar më 31 të muajt të njëjtë.

Agjencia  përmes një spoti sensibilizues televizivë i transmetuar në Radio Televizionin e Kosovës për gjatë një muaj ka tërhequr vëmendjen se gjatë këtij vitit mos deklarimi I pasurisë ose deklarimi i rrem i saj do të paraqet vepër penale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)