08 Nëntor 2024

Më shumë se 1/3 e të rinjve në Britani janë në borxhe

Londër, 1 shtator - Në Britani më shumë se një e treta e të rinjve brenda moshës 18-24 vjeç, kanë nga një borxh personal.

Sipas anketimit që “Money Advice Trust” ka kryer me anë të kompanisë “YouGov” thuhet se borxhi i tyre është afërsisht 3 mijë sterlina.

Sipas anketës së kryer me 2.042 të rinj, më shumë se gjysma e të rinjve rregullisht përjetojnë vështirësi ekonomike ku 32 për qind e tyre ndodhen nën rëndesë të borxheve.

Në anketë është përfshirë vetëm borxhi i të rinjve britanikë nga kartat e kreditit dhe të kredive konsumatore, ndërsa nuk janë përfshirë borxhet nga kreditë studentore, e cila në Britani ka një mesatare afërsisht 25 mijë e 505 sterlina.

Drejtuesja e lartë e “Money Advice Trust”, Joanna Elson në një vlerësim në lidhje me anketën u shpreh: \"Shumë të rinjë që mbushin moshën 18 vjeç futen në borxhe me shpejtësi. Duhet të përpiqemi tu ofrojmë mbështetje atyre.\"

\"Nëse nuk marrim masat e nevojshme do të përballemi me një rrezik të vërtetë, ku borxhet e të rinjve do të ndodhen në nivelin e borxheve të të rriturve\".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)