08 Nëntor 2024

Më se 45 për qind prej firmave ekzistuese nuk kanë të punësuar

Sofje, 27 gusht - 85 për qind prej firmave vepruese në Bullgari janë me nga katër të punësuar, ndërsa më se gjysma prej tyre nuk kanë asnjëri.

Këtë e tregojnë të dhënat e një anketimi për vitalitetin e ndërmarrjeve, bërë nga Instituti Kombëtar Statistikor sipas të dhënave nga viti 2014 dhe cituar nga gazeta “Dnevnik”. Gjatë vitit 2014 në Bullgari punuan aktivisht 332 800 ndërmarrje, 150 mijë prej të cilave, ose 45.2 për qind, ishin pa punëtorë.

Në grupin me nga një deri në katër të punësuar hyjnë 132 firma. Më e vogël është kuota e shoqatave me nga 5 deri në 10 të punësuar – 7.6 për qind. Me 10 të punësuar janë 8 për qind prej kompanive. Pikërisht ky grup ndërmarrjesh siguron afro 70 për qind prej vendeve të punës. Grupi më i madh i ndërmarrjeve aktive, me zero të punësuar, sigurojnë mezi 6.3 për qind prej vendeve të punës.

Më shumë firma të reja krijohen në tregti. Më mirë pas vitit të parë të ekzistencës janë shoqatat që punojnë në fushën e transportit dhe depozitimit. Nga ndërmarrjet e krijuara në vitin 2009 deri në vitin 2014 vazhdojnë të ekzistojnë mezi 7.8 për qind. Vetëm shoqatat energjetike, që përbëjnë 14.6, për qind janë vitale.
Radio Bullgaria EKONOMI    

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)