05 Nëntor 2024

Me realizimin e projekteve milionëshe, Livoçi i Ulët po bëhet paralagje e Gjilanit

Gjilan, 30 korrik – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim kryetarin e Këshillit të Fshatit të Livoçit të Ulët, Sami Mehmeti dhe asambleistin Rijad Elezi, të cilëve u ka rikonfirmuar investimet e mëdha në infrastrukturë, në këtë fshat.

Kryetari Haziri theksoi se me realizimin e projekteve të mëdha infrastrukturore në vlerë milionëshe, Livoçi i Ulët po bëhet paralagje e qytetit.

“Përfundimisht, me investimet milionëshe, Livoçi po bëhet paralagje e qytetit. Tashmë jemi në finalizim të hyrje daljes Gjilan-Livoç i Ulët, ndërkaq e kemi realizuar projektin shumë të rëndësishëm, rrugën Livoç-Cernicë. Ua rikonfirmova Këshillit të ri të zgjedhur javë më parë edhe nënshkrimin e kontratës afro gjysmë milioni euro për ndërtimin e rrugëve brenda fshatit dhe rrjetit ujërave të zeza. Jam shumë i lumtur që Livoçin po e integrojmë në zonën urbane”, theksoi Haziri.

Ndërsa, kryetari i Këshillit të Fshatit në Livoç të Ulët, Sami Mehmeti dhe asambleisti Rijad Elezi, e kanë falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen e madhe në realizimin e projekteve komunitare.

​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)