25 Dhjetor 2024

Me 30 prill skadon afati për mos-bllokimin e llogarive bankare nga ATK!

Prishtinë, 14 prill - Me qëllim të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për lehtësimin e ushtrimit të aktivitetit ekonomik të të gjithë tatimpaguesve, si pasojë e gjendjes së vështirësuar ekonomike të krijuar nga pandemia COVID-19, Administrata Tatimore e Kosovës, ri-njofton të gjithë tatimpaguesit që kanë obligime tatimore të pashlyera se mos-bllokimi i llogarive bankare të tyre do të jetë i mundur vetëm deri me datë 30 prill 2021.

Pas datës 30 prill, për të gjithë tatimpaguesit që kanë obligime tatimore të pashlyera, Administrata Tatimore e Kosovës ka deklaruar se do të zbatoj procedurat e përcaktuara me Legjislacionin tatimor në fuqi.

Të gjithë tatimpaguesve që kanë obligime tatimore të pashlyera, Administrata Tatimore ju mundëson që të parashtrojnë kërkesë për lidhjen e marrëveshjes për pagesën me këste të obligimeve tatimore nëse dëshmojnë se kanë vështirësi financiare për t’i përmbushur obligimet për shkak të situatës së pandemisë së shkaktuar si pasojë e COVID-19.

Ndërsa për të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk kanë vështirësi financiare, Administrata Tatimore, inkurajon që sa më shpejt të përmbushin detyrimet tatimore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)