29 Dhjetor 2024

Më 30 korrik mbahet ankandi i nëntë me radhë për vitin 2020

Prishtinë, 23 korrik - Ministria e Financave njofton se më 30 korrik 2020 do të mbahet ankandi i nëntë me radhë për vitin 2020. Në këtë ankand, do të bëhet Rihapja e Obligacionit 10 vjeçar të emetuar paraprakisht më 31 korrik 2018. Vlera e emetuar do të jetë 10 milionë euro me frekuencë të pagesës së interesit çdo 6 muaj. 

Investimi në Obligacione është investim i sigurt i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.  

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.​ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)