Më 28 gusht do të mbahet ankandi i dhjetë me radhë për vitin 2020
Prishtinë, 21 gusht - Ministria e Financave njofton se më 28 gusht 2020 do të mbahet ankandi i dhjetë me radhë për vitin 2020.
Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 25 milionë euro.
Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen për 3 vite dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.
Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit mund të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.