Më 27 nëntor në Berlin mbahet Forumi Ekonomik Gjermano Kosovar
Prishtinë, 24 nëntor - Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Forumin Ekonomik Gjermano Kosovar më datën 27 nëntor në Berlin organizon forumin ekonomik të bizneseve të dy vendeve.
Ky forum është rast I shkëlqyeshëm dhe mundësi e mirë e avancimit të bashkëpunimit ekonomik në relacion Gjermani Kosovë në përgjithësi dhe kompanive nga dy vendet ne veçanti.
Duhet theksuar se Forumi Ekonomik Gjermano Kosovar ka informuar më shumë se 4.500 ndërmarrje të ndryshme në Gjermani për këtë takim dhe njëkohësisht janë të ndara edhe 15 shtande që kompanitë nga Kosova të ekspozojnë produktet e veta.
Pjesëmarrjen e vet deri më tash e kanë konfirmuar 40 ndërrmarrje nga Kosova.
Ky do të jetë një rast I mire që në takimet B2B ndërrmarrësit nga Kosova dhe Gjermania të bisedojnë konkretisht për mundësitë e bashkëpunimit .