Më 22 dhjetor, shqyrtohet Projektligji për Buxhetin e Kosovës
Prishtinë, 18 dhjetor - Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet të hënën në seancë plenare, për të shqyrtuar për herë të parë Projektligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2014.
Të hënën tjetër, ndërkaq, më 29 dhjetor, do të bëhet shqyrtimi i dytë i këtij projektligji.
Kështu vendosi sot njëzëri Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, të udhëhequr nga Kadri Veseli, kryetar.
Me pajtueshmërinë e përfaqësuesve të grupeve parlamentare, Kryesia vendosi ti rekomandojë seancës që shqyrtimi i Projektligjit për buxhetin të bëhet me procedurë të përshpejtuar.