16 Nëntor 2024

Me 1 Shtator fillon zbatimi i Pakos së re Fiskale

Prishtinë, 31 gusht - Administrata Tatimore e Kosovës, ka njoftuar se duke filluar nga 1 shtator 2015, të gjitha produktet esenciale do të kenë një masë Tatimi mbi Vlerën e Shtuar në 8%, nga 16% që ishte më parë.

ATK ka njoftua rse Kuvendi i Republikës së Kosovës, me datë 22 Korrik 2015 ka miratuar Pakon e re Fiskale, si: Ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Ligjin për Tatimin në të Ardhura Personale, si dhe Ligjin për Tatimin në të Ardhura të Korporatave.

Zbatimi i Ligjeve të reja, fillon nga data 01 Shtator 2015.

Me qëllim të zbatimit të ligjeve të reja tatimore, obligoheni që të aplikoni të gjitha ndryshimet e parapara me këto ligje.

Njëherësh, ju njoftojmë se Ligji i ri për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, përcakton dy (2) norma të TVSh, si:

Norma standarde e TVSh-së 18%, dhe

Norma e reduktuar e TVSh-së 8%.

Të gjithë tatimpaguesit të cilët janë deklarues të TVSh-së, nga data 01 Shtator 2015 duhet të aplikojnë normën 8% dhe 18%, varësisht nga furnizimi i mallit apo shërbimit.

Gjithashtu, deklaruesit e TVSh-së, obligohen që para datës 01 Shtator 2015, të bëjnë rregullimet e nevojshme në programet e tyre, si dhe të vendosin normat e reja të TVSh-së, në Pajisjet Elektronike Fiskale.

Për të rregulluar normat e reja të TVSh-së, duhet të kontaktoni operatorin tuaj ekonomik, i cili do të kryejë procesin e vënies së këtyre normave në Pajisjen tuaj Elektronike Fiskale.

Ju lutemi, që sa më shpejt që është e mundur, të vendosni normat e reja të TVSh në Pajisjet Elektronike Fiskale, me qëllim që nga data 01 Shtator 2015 të zbatoni normat e parapara me Ligjin e ri të TVSh.

Aplikimi i normës së vjetër të TVSh-së prej 16%, do të bëhet vetëm deri më 31 Gusht 2015.

ATK, inkurajon të gjithë tatimpaguesit që t’i përgjigjen detyrimeve tatimore të parapara me

Ligjet e reja Tatimore, në mënyrë që të mos ndërmerren masat ndëshkuese të përcaktuara me Legjislacionin Tatimor.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)