16 Janar 2025

Mbyllet fushata për parandalimin e punës se rrezikshme te fëmijëve

Prishtinë, 13 dhjetor - Oda Ekonomike e Kosovës të enjetn e beri mbylljen  e Fushatës për parandalimin e punës se rrezikshme te fëmijëve, me theks te veçante ne sektorin e ndërtimtarisë, bujqësisë dhe të pastrimit.

Me këtë rast u diskutua mbi sektorët e rrezikshëm te punës se fëmijëve ne Kosove, arsyeshmerine e involvimit te bizneseve ne adresimin e këtij problemi dhe masat konkrete qe mund te ndermirën nga punëdhënësit për parandalimin e angazhimit te fëmijëve ne pune te rrezikshme ne sektorin e ndërtimtarisë, bujqësisë dhe te pastrimit. Është viti i tretë qe OEK-u, me mbështetje te ILO IPEC organizon fushatë sensibilizuese për ndalimin e formave të rrezikshme të punës së fëmijëve..

Fushata sensibilizuese për këtë vit ka filluar zyrtarisht  me 04 Dhjetor dhe ka zgjate deri me 13 dhjetor 2012. Në kuadër të saj fushate janë realizuar

Dy takime të OEK ( me 4 dhe me 13 dhjetor) me organizata të punëdhënësve, punëdhënës individual, përfaqësues të të punësuarve dhe të institucioneve shtetërores, me qëllim të diskutimit të situatës, sektorëve me prioritet për tu ndaluar dhe mundësive të involvimit të bizneseve në parandalimin dhe ndalimin e punës së rrezikshme për fëmijë.

Përgatitja dhe shpërndarja e 200 postereve, Përgatitja dhe shpërndarja e 400 fletushkave sensibilizuese mbi format e rrezikshme të punës së fëmijëve dhe rolin e punëdhënësve në adresimin e tyre.

Oda Ekonomike se i përket bashkëpunimit me institucionet shtetërore si Partner, ka dhëne një kontribut te madh. Nga viti 2005, është anëtare e rregullt e Komitetit Kosovar për parandalimin e pune te renda te fëmijëve, pastaj ka marre pjese ne hartimin e Strategjisë dhe Planit te veprimit për parandalimin e punëve te renda te fëmijëve. Oda Ekonomike është edhe pjesëmarrëse ne hartimin e Udhëzimit administrativ dhe Listës për format e rrezikshme te punëve te fëmijëve.

Aktivitetet e rrezikshme për personat nën moshën 18 të parapara me Udhëzimin administrative 2008/17 janë: sektorin e bujqësisë dhe pylltarisë, puna në ndërtimtari, puna në rrugë, mbledhja e mbeturinave për riciklim, dhe puna në eksploatimin e pasurive natyrore. 

Ne kemi arritur qe me takimet e shumta qe kemi pasur me komunitetin e biznesit te bëjmë sensibilizimin e tyre qe mos te punësojnë fëmije nen moshën 18 vjeçare ne ndërmarrjet apo kompanitë e tyre sidomos në këta sektor qe i ceka me larte, sepse është e ndaluar me ligj, pra me Ligjin e punës, pastaj kemi arrite te konsultohemi qe nëse kane fëmijë nen moshën 18 vjeçare ta largojnë nga puna dhe ta zëvendësojnë me ndonjë anëtare te familjes te moshës madhore, sepse është obligim ligjor, mundëson zgjerimin e qasjes së tregut, përmirëson produktivitetin dhe është gjëja e duhur

Ne kemi arritur qe nga viti i ardhshme ne marrëveshjet qe i kemi me anëtarët tanë ti inkorporojmë edhe 4 parimet baze te Organizatës ndërkombëtare te punës:

lirinë e asociimit dhe të drejtën për marrëveshje kolektive, eliminimin e të gjitha formave të punës së detyruar, zhdukjen efektive të punës së fëmijëve dhe eliminimin e diskriminimit me rastin e punësimit.

Po ashtu kemi arrite se si Partner në Dialogun Social, të inkorporojem ne Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive te Kosovës, që marrëdhënia e punës nuk mund te themelohet me persona nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeç, në këta sektor: sektorin e bujqësisë dhe pylltarisë, puna në ndërtimtari, puna në rrugë, mbledhja e mbeturinave për riciklim, dhe puna në eksploatimin e pasurive.

Pas kësaj fushate është vërejtur një  fryme e re e cila do ndihmoje shume ne sensibilizimin e komunitetit te biznesit dhe te opinionit publik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)