17 Nëntor 2024

Mbyllen gjashtë bastore - kazino të jashtëligjshme në Prishtinë

Prishtinë, 6 janar - Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Prishtinës në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës,  (ATK), Doganat e Kosovës dhe Policinë e Kosovës në kuadër të aksionit për kontrollimin e objekteve që e ushtrojnë veprimtarinë e lojërave të fatit, sot ka mbyllur gjashtë bastore – kazino që ndodhen në lagjen “Kalabria”, tek “Banesat e Arabëve”.

Ky veprim është ndërmarrë pasi që veprimtari​a​ e kazinove – bastoreve është e kundërligjshme në këto lokacione, sipas ligjit për lojërat e fatit. 

Njëkohësisht, janë evidentuar edhe raste kur pronarë të këtyre bastoreve – kazinove kanë tentuar ta largojnë shenjat zyrtare më të cilat u është ndaluar kjo veprimtari. Ndaj të njëjtëve, është proceduar fletëparaqitja në gjykatë, si vepër penale.

Komuna e Prishtinës njofton opinionin se aksione të tilla do të vazhdojnë me intensitet të shtuar, deri në zbatimin e përpiktë të ligjit, ndërsa, njëkohësisht, janë duke u vëzhguar të gjitha bastoret – kazinot e mbyllura deri më tani.                

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)