Mbyllen edhe 14 subjekte të tjera të lojërave të fatit
Prishtinë, 2 mars - Drejtoria e Lojërave të Fatit në ATK nga data 12 Shkurt 2018 deri me 2 Mars 2018, ka zhvilluar aktivitete të tjera në mënyrë që të verifikohen subjektet që ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit.
Si rezultat aktiviteteve janë mbyllur 14 subjekte të kësaj veprimtarie, të cilat nuk ju kanë përmbajtur kritereve që dalin nga Ligji për Lojërat e Fatit. Po ashtu, janë ndëshkuar me gjoba 19 subjekte tjera dhe vlera e përgjithshme e gjobave është 85,000 euro.
Këto aktivitete janë zhvilluar në qytetin e Prishtinës, Gjakovës, Ferizajt, Gjilanit, Fushë Kosovë, Lipjanit dhe Suharekës.
Drejtoria e Lojërave të Fatit, do të vazhdoj me aksione të tilla në çdo kohë, bazuar në autorizimet që i jep Ligji Nr.04/L-080, për Lojërat e Fatit.
Gjithashtu, i bëjmë thirrje qytetarëve që të raportojnë në ATK, rastet për të cilat dyshohen se ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit jashtë ligjshme.