Mbyllen bankat ruse në Ukrainë
Kiev, 21 shkurt - Bankat ruse kane deklaruar se për shkak të shtimit ët tensioneve në Ukrainë do të mbyllin degët e tyre në Kiev.
Sipas burimeve informative të lajmeve, përveç Esber Bank, VTB dhe Promin West Bank, dy banka të tjera Alfa Bank dhe Uni Credit gjithashtu kanë deklaruar se do të mbyllin degët e tyre në Kiev.
Alfa Bank ka 4 degë në Ukrainë të cilat i ka mbyllur për shkak sigurie. Banka Uni Credit gjithashtu ka vendosur të ulë orarin e punës së kësaj banke në Kiev.
Si pasojë e shtimit të destabilitetit dhe dhunës në Ukrainë, BE po përgatitet për të mbështetur alternativën e ndëshkimit të faktorëve të dhunës në Ukrainë si dhe të zbatojë sanksionet e shitjes së armëve këtij vendi.