12 Janar 2025

Mbrojtja dhe siguria në punë, nevojitet strategji kombëtare

Prishtinë, 25 nëntor - Për mbrojtjen dhe sigurinë në punë nevojitet legjislacion i qartë, si dhe inspektim profesional, u tha nga pjesëmarrësit në konferencën e organizuar për këtë temë.

Megjithëse kohën e fundit janë miratuar ligjet bazike për punëtorët, megjithatë ligji që ka të bëjë për mbrojtjen dhe sigurinë në punë është i mangët, ka vlerësuar kryetari i BSPK-së Haxhi Arifi.

“Problematikë është implementimi i tyre në praktikë, sidomos ligji për mbrojtjen dhe sigurinë në punë, i cili edhe është shumë i mangët dhe ne duhet të punojmë në këtë drejtim, që ndryshimi i atij në vijim të bëhet”, tha Arifi. Rëndësinë e legjislacionit dhe implementimit, e potencoi edhe Erkki Yrjanheikki, nga ministria e Shëndetit dhe Çështjeve Sociale në Finlandë.

“Për mbrojtjen dhe sigurinë në punë, nevojitet një strategji kombëtare, një legjislacion i qartë dhe mbikëqyrje e inspektim efektivë dhe profesionalë”, ka theksuar Yrjanheikki.

Konferenca ishte organizuar nga BSPK-ja, bashkë me Urat e Bashkëpunimit Europian për Sigurinë dhe Shëndetin, ku përfaqësuesi i saj Ajkut Engin vlerësoi rëndësinë e shkëmbimit të përvojave nga vende të ndryshme

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)