Mblidhet komitetit drejtues i Fondit të Mirëbesimit
Prishtinë, 6 tetor - Në Ministrinë e Administratës Publike është mbajtur takimi i dytë në kuadër të takimeve të rregullta të Komitetit Drejtues të Fondit shumë- donatorësh të Mirëbesimit për Projektin e Regjistrimit të Popullsisë.
Të pranishëm ishin anëtarët e rregullt të këtij Komiteti , ministrja e MAP-it, znj. Edita Tahiri,e cila është edhe kryetare e këtij Komiteti Drejtues, kreu i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian ne Kosovë, z. Renzo Daviddi, kreu i Zyres se DFID-se, z. Robert Watt, kreu u zyrës se SDC-se, z. Samuel Waelty si dhe përfaqësuesit e Entit te Statistikës së Kosovës dhe ekipi i UNOPS-it, i cili menaxhon me Fondin e Mirëbesimit të Regjistrimit.
Në këtë takim Komiteti Drejtues, ka marrë disa vendime të rëndësishme, në vazhdimësi të veprimeve konkrete drejt finalizimit të përgatitjeve që kanë të bëjnë me procesin e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.
Fondi i Mirëbesimit shumë-Donatoresh krijon një strukturë për grumbullimin e fondeve nga Qeveria e Kosovës dhe donatoreve tjerë dhe siguron qe këto fonde do te shfrytëzohen në mënyrë transparente dhe efikase.
Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive familjare dhe Banesave 2011 paraqet një hap te rëndësishëm për Kosovën dhe do të ofrojë të dhëna të rëndësishme socio-ekonomike qe do të shërbejnë për zhvillimet e mëtutjeshme ekonomike nga të cilat do të përfitojnë të gjithë banorët e Kosovës.