Mblidhen mbi 70,000 dollar në ngjarjen e Action for Mothers and Children
New York, 12 tetor - Fondacioni ‘Action for Mothers and Children, mbajti mbrëmjen e saj të 5-të bamirëse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Yale Club të qytetit të New Yorkut më 10 tetor.
Shumë mbështetës dhe dashamirë të punës së AMC-së u mblodhën për ta bërë këtë mbrëmje një sukses.
Folëse e mbrëmjes ishte Sopranoja Operistike me fame botërore Inva Mula, e cila mbështeti punën e mirë të Aksionit dhe bëri thirrje për mbështetjen e këtij misioni humanitar.
Musafire nderi ishte edhe Ambasadorja Vlora Citaku, e cila pesë vite më parë filloi traditën ku mbledhi filantropet nga Shtetet e Bashkuara të Amërikes të dhurojnë për nënat dhe fëmijet në Kosovë. Personalitet tjera të shquara të kësaj mbrëmje ishin Miss Universi Catriona Grey dhe Miss Albania.
Gjatë kësaj mbëmje, AMC ndau çmimin ‘Ambasador për Shëndetin e Nënave dhe Fëmijëve’, fotografit me renome botërore, Fadil Berisha, për kontributin e jashtëzakonshëm dhe punën e palodhshme për nënat dhe fëmijët në Kosovë.
Gjatë mbrëmjes shumë njerëz dhanë kontributin e tyre dhe dhuruan fonde në koktelin dy-orësh.
Pjesë e organizimit të ngjarjes ishte edhe një ankand i qetë, i cili përfshinte kreacion nga Besë Rugova dhe Drenusha Xharra, bizhuteri nga Sara Shala, pjata graniti të punuara nga Dhe by Granita, një foto sesion nga Fadil Berisha dhe një tjetër nga Fioralba Kryemadhi, dy darka në restoranin ‘Çka ka Qëllu’, shërbime të formësimit të vetullave nga Sanija Eyebrows dhe një pikturë me profilin e Nenes Tereze nga Anduena.
Gjithashtu pjesë e ankandit ishte edhe kompania Angleze e syzeve të punuara nga druri Campbell Marson Eyewear, set gotash nga Dardi’s Art, produkte kozmetike nga Shiseido dhe Pinch of Colors, sesion makiazhi nga Vjollca Broja, bizhuteri nga Vajzë dhe një kostum nga Maks Menswear. Gjithashtu mbrëmja u shoqërua nën tingujt e bukur të Merita Halila dhe Raif Hyseni, Dj Fati dhe Joana Kaimi.
Suksesi i kësaj mbrëmje nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e Konsullatës së Kosovës në New York dhe Ambasadores Sahatqija, si dhe pa mbështetjen e miqeve dhe bashkëorganizatorëve të ngjarjes si Fadil Berisha, Drin dhe Rialda Kukaj, Pajtes Kukaj, Elizabet Peraj dhe Valon Xharra.
Fondet e ngritura nga shitjet e biletave dhe nga donacionet e mbledhura gjatë kësaj mbrëmje filantropie AMC përgjatë 2020, do të vazhdoj të: siguroj medikamente esenciale për shpëtimin e jetës për bebet e lindura parakohe; të siguroj grave Vitamina Prenatale, antibiotikë dhe kontraceptivë; të edukoj prindërit për planifikimin e familjes, shtatzëninë e hershme, lindjen dhe periudhën e pas lindjes; dhe të ndihmoj gratë të diagnostikojnë kancerin e qafës së mitrës përmes testimit falas me Pap-test.