Mbledhen 50 mijë nënshkrime kundër privatizimit të PTK dhe KEK
Prishtinë, 13 shtator - BSPK-ja, e mbështetur nga dhjetëra organizata joqeveritare, ka mbledhur 50 mijë nënshkrime të qytetarëve në peticionin kundër privatizimit të PTK-së dhe Distribucionit të KEK-ut si dhe kundër likuidimit të Trepçës.
Kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi, tha se peticioni vazhdon deri të dielën, më pas atë do tia dorëzojnë Presidentes, Kryeministrit, Kryeparlamentarit dhe Ambasadës amerikane.
Sindikatat vazhdojnë të kundërshtojnë privatizimin e ndërmarrjeve publike në Kosovë. BSPK-ja, e mbështetur nga disa organizata tjera joqeveritare, nuk është kundër privatizimit por kundër mënyrës që po zbaton Qeveria