Mbjelljet subvencionohen me nga 125 euro për hektar
Që nga viti 2008, buxheti për bujqësinë u rrit në mënyrë rapide dhe sot të gjithë shifrat tregojnë se investimet në këtë sektor vital për Kosovën, kanë sjellë shumë ndryshime, që kanë bërë që të krijohen mijëra vende të punës në sektor të ndryshëm të bujqësisë.
Në një intervistë për gazetën Epoka e re, ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci, ka thënë se nuk do të ndalen së përkrahuri bujqësinë.
Stavileci ka premtuar së në vitin 2013, do të ketë rritje të buxhetit për bujqësinë.
Po ashtu një lajm të mirë ministri Stavileci e ka dhënë për fermerët që do të mbjellin grurë këtë vit, duke premtuar se në vitin 2013, për një hektar të mbjellë me grurë, ata do të marrin nga 125 euro dhe kjo po bëhet falë vendosmërisë së qeverisë së Kosovës, që tu dal atyre në ndihmë.