Mbikëqyrja do të kontribuojë në rikthimin e besimit tek bankat
Frankfurt, 18 dhjetor - Ekzistenca e një mbikëqyrjeje të përbashkët evropiane do të kontribuojë në rikthimin e besimit tek bankat në zonën euro, u shpreh të hënën Mario Draghi, presidenti i Bankës Qendrore Evropiane (BQE).
\"Kjo është një pikë kyçe për zgjidhjen e sfidave tona aktuale\", deklaroi Draghi lidhur me marrëveshjen e arritur javën e kaluar mes ministrave evropianë të Financave për të krijuar këtë mbikëqyrje të përbashkët bankare.
\"Kjo do të kontribuojë në rikthimin e besimit tek sistemi bankar në zonën euro\", theksoi ai, në Bruksel.