Mbikëqyrja bankare në BE kërkon gati një vit
Frankfurt, 14 tetor - Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, (BQE), Mario Draghi pranoi, në Tokio, se ''mbikëqyrja e ardhshme ekonomike evropiane kërkon një periudhë kohore prej një viti për të qenë operative".
''Kalendari kohor parashikon strukturimin dhe vënien në zbatim të një mbikëqyrjeje të përbashkët ekonomike në eurozonë për datën 1 janar të vitit 2013, por kjo nuk nënkupton se ky mekanizën do të jetë operativ që më 1 janar", deklaroi Draghi, i cili theksoi se, ''kjo mund të kërkonte rreth një vit kohë".