Mbi tre milionë të papunë në Gjermani
Berlin, 1 tetor - Niveli i papunësisë në Gjermani ka zbritur në minimumin e prillit të vitit 1992: në shtator ka rënë nga 7,6 për qind në 7,5 për qind.
Numri i të papunëve, sipas Agjencisë Federale të Punës, është pakësuar me 40 mijë njësi, dyfishi i asaj që pritej nga analistët, në kuotën e 3,15 milionëve.
Gjermania - citon agjencia Bloomberg - do të regjistrojë rënien e papunësisë për muajin e 15 radhazi.