Mbi 7,6 milionë njerëz në Jemen përballen me mungesë ushqimi
Sana, 18 maj - Organizata e Kombëve të Bashkuara (OKB) ka bërë të ditur se mbi 7,6 milionë njerëz në Jemen janë në gjëndje alarmante për ushqim dhe kanë nevojë urgjente për ndihmë.
Kërkesa e OKB-së për një fond prej 1,8 miliard dollarë në ndihmë të 13 milion njerëzve në Jemen, thuhet se do të financohet vetëm 16 për qind e vlerës.
Situata delikate në Jemen është përkeqësuar që nga marsi i 2015-ës, kur një luftë civile shpërtheu mes grupit të shiitëve Houthi të mbështetur nga presidenti Ali Abdullash Saleh dhe qeverisë, të mbështetur nga koalicioni i udhëhequr nga Sauditët.
Më shumë se 6 mijë njerëz kanë mbetur të vrarë gjatë betejave dhe sulmeve ajrore që nga fillimi i luftës dhe gjysma e tyre janë civilë.