Mbi 64 milionë euro të hyrat nga Serbia
Prishtinë, 12 maj - Debalanci tregtar është një problem me të cilin ballafaqohet tregu i Kosovës që nga paslufta. Janë prodhuesit e huaj ata të cilët dominojnë në tregun tonë falë kapaciteteve të tyre prodhuese dhe subvencioneve që marrin nga shtetet e tyre.
E tëra kjo, edhe pse gjendemi në një treg të lirë dhe konkurrues, paraqet probleme për prodhuesit vendorë, pasi skanë aftësi konkurruese për tu bërë ballë prodhuesve të rajonit dhe shteteve të tjera të Evropës dhe botës.
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës (DK), Adriatik Stavileci, ka bërë me dije se gjatë periudhës janar-mars 2015 vlera e patateve të eksportuara kap shifrën 749 213 euro apo 18.96 për qind të eksportit.
Stavileci ka deklaruar për gazetën Epoka e re se, pas patateve, vendin më të lartë në eksport e zënë verëra prej rrushit të freskët, përfshirë verërat e pasuruara me alkool; musht rrushi, me vlerë prej 688 695 eurosh apo 17.43 për qind të eksportit. Ndërkaq, sipas tij, ujërat, përfshirë ujërat minerale dhe ujërat e gazuara, që përmbajnë sheqer apo lënde të tjera ëmbëltuese apo aromatizuese shtesë dhe pije të tjera joalkoolike, pa përfshirë lëngun e frutave apo të zarzavateve, kapin shifrën e 543 974 eurove apo 13.76 për qind të eksportit.
Bukë, torte, kek-biskotat dhe produkte të tjera të furrtarit, nëse përmbajnë apo jo kakao; nafore, hapat (kapsulat) bosh të një lloji të përshtatshëm për qëllime farmaceutike, vaferet me shtresa, letër orizi dhe produkte në ngjashme kapin vlerën e 396 626 eurosh apo 10.04 për qind të eksportit, kurse perime të thara, të plota, të prera në feta, të shtypura apo në forme pluhuri, por jo më tej të përgatitura, janë 188 812 euro apo 4.78 për qind të eksportit, ka thënë Stavileci.
Sipas tij, dhallë, qumësht dhe krem i prerë, kos, kefir dhe qumësht dhe krem tjetër të fermentuara apo të acidifikuara, nëse janë apo jo të koncentruara apo që përmbajnë sheqer shtesë apo lëndë të tjera ëmbëltuese ose lëndë aromatizuese apo që përmbajnë fruta, arra, janë 60 440 euro apo 1.53 për qind të eksportit.
Ndërkaq sa i përket importit, zëdhënës i DK-së, Adriatik Stavileci, ka treguar se për periudhën janar-mars 2015 prin duhani me pjesëmarrje prej 8.40-përqindësh të importit. Puro, cigare dhe cigarillos, prej duhanit apo prej zëvendësuesve të duhanit, kapin vlerën e 10 575 295 eurove apo 8.40 të importit, më pas bukë, torte, kek-biskotat dhe produktet e tjera të furrtarit, nëse përmbajnë apo jo kakao; nafore, hapat (kapsulat) bosh të një lloji të përshtatshëm për qëllime farmaceutike, vaferet me shtresa, letër orizi dhe produkte të ngjashme, është 7 869 313 euro apo 6.25 për qind të importit. Mishi dhe të brendshmet e ngrënshme, të shpendëve të kreut, të freskëta, të ftohta apo të grira 7 192 978 euro apo 5.72 për qind, është shprehur Stavileci.
Mbi 64 milionë euro të hyrat nga Serbia
Vetëm për tre muajt e vitit 2015 importet nga Serbia në Kosovë kapin shifrën e mbi 64 milionë eurove, kurse eksporti i Kosovës është vetëm tre milionë euro. Zëdhënësi i DK-së, Adriatik Stavileci, ka thënë se importet nga Serbia për periudhën janar-mars 2015 kapin vlerën 64 045 350 euro, kurse eksportet në Serbi janë 3 314 973 euro, që përbën një deficit prej 90.16-përqindësh. Për tre muajt e parë të vitit 2015, pas Serbisë, importi më i lartë vjen nga Kina me 48 460 068 euro, kurse eksporti ishte 0.00. Nga Gjermania janë importuar mallra me vlerë 47 396 814 euro dhe janë eksportuar 1 910 758 euro.
Ndërkaq, nga Brazili në Kosovë importet kapin vlerë prej 5 793 969 euro, kurse eksportit është 0.00, apo 100 për qind në favor të Brazilit, ka thënë Stavileci, duke shtuar se Italia, Turqia, Maqedonia, Shqipëria, Greqia dhe India prijnë me import më të lartë në Kosovë.
Në anën tjetër, kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës (FSBK), Tahir Tahiri, ka deklaruar se, përveç patates dhe perimeve, Kosova ska mundësi të eksportojë diçka tjetër.
Ai ka thënë se për eksportin e produkteve bujqësore ska favore pasi, sipas tij, politikat doganore te ne sjanë në favor të prodhuesit vendor. Politikat doganore më shumë janë në favor të tregtarëve që importojnë produkte bujqësore sesa për prodhuesit tanë që eksportojnë. Ka deklarata pozitive për medie, të cilat në praktikë nuk ekzistojnë, ka thënë ai. Sipas tij, Qeveria e Kosovës është e ndikuar nga krimi i organizuar.
Tregtarët e mëdhenj i blejnë politikanët tanë për fushatat zgjedhore, pasi ata u ndihmojnë për zgjedhje e më pas politikanët ua mundësojnë futjen e produkteve bujqësore në lloj-lloj formë. Shumë shpesh ato produkte hyjnë dhe pa doganuar dhe pa paguar kontributet doganore, ka deklaruar Tahiri.
I pyetur nëse nuk është favorizuese norma tatimore zero për qind e eksportit, Tahiri është përgjigjur: Patatja jonë është shumë e kërkuar në Shqipëri, Mal të Zi dhe në Bosnjë, mirëpo kur vjen puna për ta eksportuar atje, kemi ngarkesa dhe nganjëherë na mashtrojnë. Ata marrin patate nga Egjipti me çmime jashtëzakonisht të ulëta. Vlera ushqyese e atyre patateve dallon shumë prej patates së Kosovës, ka thënë Tahiri. Sipas tij, bujku ynë është i stërngarkuar me çmime të larta të plehrave, farave dhe konkurrencës jolojale nga importi. Plehu është i shtrenjtë, nafta po ashtu është e shtrenjtë.
Derisa shtetet ku prodhohen patatet, si në Serbi, Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi, kanë subvencione, ne smund tu bëjmë ballë. Kostoja e prodhimit tek ata është shumë më e lirë se te ne dhe për atë ne smund të prodhojmë, edhe pse kemi kapacitete të fuqisë punëtore, klimë, tokë pjellore dhe pastërti të tokës në nivelin e duhur. Ne duhet të prodhojmë kultura bujqësore të certifikuara nga Global Gate. Te ne smund të kalojnë produktet e kontaminuara, pasi shtetet e Evropës si pranojnë produktet që nuk janë të licencuara nga Global Gate, është shprehur Tahiri.
Ai ka thënë se në Kosovë ka shumë probleme të mëdha, për të cilat ai e fajëson Qeverinë, e cila, sipas tij, nuk ka interesim për bujqësinë.
Albulena S. MAVRAJ