29 Prill 2024

Mbi 64 miliardë euro janë tërhequr nga bankat greke në 2011

Athinë, 15 janar - Më shumë se 64,5 miliardë euro janë tërhequr nga sistemi bankar vendas në periudhën nga fundi i vitit 2009 deri në fund të nëntorit 2011 për shkak të pasojave të krizës ekonomike që ka goditur Greqinë.

Ky veprim ka sjellë që depozitat në bankat greke janë reduktuar gradualisht nga 273,3 miliardë euro në fund të vitit 2009 në 172,8 miliardë në fund të nëntorit të vitit të kaluar.

Gjatë tremujorit shtator-nëntor 2011, siç bëhet e ditur nga analistë financiarë të \'\'Alpha Bank\'\', reduktimi i depozitave me 15,7 miliardë euro, i dedikohet zhvlerësimit të pakontrollueshëm të perspektivës së zhvillimit të ekonomisë greke nga ana e Trojkës, jo vetëm për periudhën 2012-13, por edhe për vitet 2016-30.

Ajo i dedikohet gjithashtu edhe vonesës shumë të madhe në disbursimin e këstit të gjashtë të kredisë, me vlerë tetë miliardë euro, akorduar Greqisë nga huadhënësit ndërkombëtarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)