Mbi 600 mijë fëmijë të varfër në Greqi
Athinë, 24 maj - Fondi i Emergjencës i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) , ka njoftuar se në Greqi mbi 600 mijë fëmijë jetojnë nën nivelin mesatar të varfërisë.
Kjo organizatë theksoi se zgjerimi i varfërisë në Greqi ka ndikuar tepër negativisht në mirëqenien e fëmijëve si dhe në shëndetin e tyre. Sipas UNICEF në vitin 2012 në Greqi numëroheshin 439 mijë fëmijë të varfër.
Thuhet se mes këtyre fëmijëve 322 mijë prej tyre nuk sigurojnë dot ushqim të mjaftueshëm ditor.