28 Prill 2025

Mbi 6 milion të papunë në Spanjë

Madrid, 25 prill - Niveli i papunësisë në Spanjë ka arritur rekord të ri në çerekun e parë të vitit 2013, duke u ngritur për të parë herë në mbi 6 milionë njerëz.

Instituti i Statistikave Kombëtare në Madrid tha të enjten se papunësia në tre muajt e parë të vitit arriti në 27.16 për qind krahasuar me 26 për qind sa ishte vitin në të njëjtën periudhë vitin e kaluar.

Spanja si ekonomia e katërt më e madhe në eurozonë, po bënë ballafaqohet me një recesion të thellë që u shkaktua nga kolapsi i vitit 2008 të tregut të patundshmërive.

Në pikun e ngritjes ekonomike të Spanjës në vitin 2007, shkalla e papunësisë ishte nën 8 për qind.

Qeveria konservatore e kryeministrit Mariano Rajoy, që erdhi në pushtet në dhjetor të vitit 2011 me premtimin për më shumë vende pune, do të paraqes një pako të re të reformave të premten që synojnë të ringjallin ekonominë spanjolle.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)