Mbi 500 punëtorë indianë kanë humbur jetën në Katar
Doha, 20 shkurt - Doha po përgatitet për organizimin e kampionatit botëror të futbollit në vitin 2022 në kohën kur sipas statistikave, që nga fillimi i vitit 2012, mbi 500 punëtorë shtetas të Indisë kanë humbur jetë në Katar.
Kanali televiziv Press Tv duke cituar statistikat e publikuara nga ambasada e Indisë, bëri të ditur se në vitin 2012 kanë humbur jetën 237 punëtorë shtetas të Indisë ndërsa në vitin tjetër kësaj shifre i janë shuar edhe 241 persona të tjerë që kanë humbur jetën në Katar.
Kjo është në kohën kur 24 raste të humbjes së jetës janë regjistruar që nga muaji Janar i këtij viti.
Ambasada e Indisë gjithashtu ka deklaruar se në kohën kur Katari ka marrë të drejtën për organizimin e kampionatit botëror të futbollit në vitin 2022, në përgjithësi në këtë vend kanë humbur jetën 717 punëtorë.
Autoritetet zyrtare të Indisë deri më tani nuk kanë dhënë ndonjë informacion tjetër në lidhje me identitetin e personave që kanë humbur jetën në Katar.