Mbi 300 milionë euro shtohet vlera e mjeteve të kontribuuesve pensionalë
Sipas tij, prej themelimit të FKPK-së e deri më 16 gusht 2016 kthimi bruto nga investimet është rreth 304 milionë euro.
Përmbi 300 milionë euro është shtuar vlera e mjeteve të kontribuuesve pensionalë nga investimi i tyre në tregjet financiare, ka thënë Havolli në këtë intervistë për gazetën Epoka e re.
Ai ka thënë se nga investimi i mjeteve të FKPK-së, parave të Trustit ka vazhduar tu rritet vlera edhe më tej.
Për vitin 2015 kthimi bruto nga investimet ishte rreth 30 milionë euro, ndërsa për gjashtëmujorin e parë të vitit 2016 kthimi bruto nga investimet është rreth 33 milionë euro."
"Rol në këtë performancë nga investimet është duke luajtur strategjia investuese që po e ndjekim, duke na ofruar mbrojtje më të mirë nga luhatjet e tregjeve, njëkohësisht ngritje tejet të kënaqshme gjatë periudhës ngritëse, ka deklaruar Havolli.
Në këtë intervistë Havolli ka folur edhe për mundësinë e kthimit në investime të fondeve të cilat i ka Trusti.
Ai ka thënë se në bazë të rregullatives ligjore momentalisht nuk lejohen investimet kapitale me paratë e Trustit.
Edhe siguria e mjeteve të investuara përcaktohet me ligj nëpërmjet kufizimeve të investimeve në instrumente financiare sipas rejtingut përkatës. Vetë fakti se nga investimi i deritashëm i mjeteve të FKPK-së vlera e tyre është rritur përmbi 300 milionë euro."
"Ky besoj është tregues i nivelit të sigurisë së mjaftueshme të formës aktuale të investimeve. Duhet kuptuar se investimi i mjeteve të FKPK-së është domosdoshmëri, ndërsa investimi i më shumë mjeteve në Kosovë është proces që kërkon ngritje të kapaciteteve investuese në vend."
"Pa pasur mundësi ku dhe si të investohen në Kosovë ato mjete atëherë nuk kanë se si të kthehen, pasi Kuvendi ka rënë dakord që ato mjete nuk mund të mbahen të painvestuara, ka deklaruar Havolli, duke shtuar se aktualisht është e pamundur që ligjërisht FKPK-ja të investojë në Brezovicë.