Mbi 3 milion euro për bashkëpunimi ndërkufitar Maqedoni-Kosovë
Prizren, 17 dhjetor - Organizatat jo fitimprurëse nga Kosova dhe Maqedonia tanimë kanë mundësi të aplikojnë në programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar Kosovë Maqedoni.Kjo mund të ndodhë nëse këto organizata përmbushin kushtet e parapara në thirrjen për propozime dhe nëse kanë partner nga ana e tjetër e kufirit.
Kështu u tha sot, ndër të tjera, në takimin informues për Thirrjen e Parë për Propozime në kuadër të programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Kosovë- Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë e cila përkrahet nga ana e Bashkimit Evropian në kuadër të instrumentit të paraantarësimit të njohur ndryshe edhe si IPA I.
Dardan Sadriu i cili në këtë takim përfaqësonte zyren e BE-së në Kosovë potencoi faktin se kjo eshte thirrja e pare ne kuader te ketij programi Dhe me vjen mirë që kemi një numër kaq të madh të aplikuesve potencial nga Komunat, Shoqëria Civile dhe nga organizat të tjera.Shpresoj qe edhe nga ana e Maqedonisë kemi të pranishëm përfitues potencial të cilët do të shrytëzojnë këtë forum për tu njohtuar me kriteret dhe rregullat e aplikimit e poashtu për të krijuar partneritet me organizatat nga kjo anë e kufirit shtoi Sadriu
Në këtë thirrje do të kenë mundësi të aplikojnë organizatat joqeveritare, autoritetet e qeverisjes lokale, shoqatat profesionale, odat ekonomike organizatat publike dhe lloje të tjera të organizatave të përshkruara në thirrjen për propozime.
Objektivat e programit do të realizohen nëpërmes dy masave e që janë zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, social dhe mjedisor dhe Kohezioni social dhe iniciativa person-në- person.
Drin Haraqija nga strukturat operative në kuadër të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, në fjalimin hyrës theksoi rëndësinë e përkrahjes së Bashkimit Evropian në kuadër të këtij procesiPoashtu dua të potencoj se kemi patur një bashkëpunim të shkëlqyeshem me strukturat operative nga ana e Maqedonisë gjatë fazave përgatitore të cilat kanë sjellë deri te lansimi i kësaj thirrjeje.
Tani, akterët kryesor të këtij procesi janë aplikantët potencial të cilët pritet të kenë një rol shumë të rëndësishëm ashtu që të kemi sa më shumë aplikacione në të ardhmen shtoi Haraqija
Thirrja e Parë për Projekt Propozime në kuadër të programit për Bashkëpunim Ndërkufitar ndërmjet Kosovës dhe iRJ të Maqedonisë, është lansuar më 15 nëntor 2013 ndërsa data e fundit për dorëzimin e aplikacioneve nga ana e organizatave që mund të përmbushin kushtet është 20 janar 2014.