16 Janar 2025

Mbi 262 milionë punëtorët emigrantë në Kinë

Pekin, 23 shkurt - Zyra Kombëtare e Statistikave e Kinës njoftoi se në vitin 2012, numri total i punëtorëve emigrantë në Kinë shkoi në 262.61 milionë, duke u rritur me 3.9 për qind në krahasim me një vit më parë.

Sipas një raporti, në 2012 të ardhurat bruto të banorëve në zonat rurale u shtuan me 13.5 për qind në krahasim me një vit më parë, që me lëkundjet e çmimeve, regjistruan rritje 10.7 për qind. Të ardhurat e banorëve në zonat urbane u shtuan me 12.6 për qind; me një rritje aktuale 9.6 për qind.

Zv/shefi i Zyrës Kombëtare të Statistikave, Xie Hongguang tha se, megjithë rënien e rritjes ekonomike në Kinë, situata e punësimeve ishte e qëndrueshme.

Sipas tij, të ardhurat e banorëve u shtuan më shpejt, në krahasim me rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Te banorët e zonave rurale rritja ishte më e madhe, me 1.1për qind, në krahasim me zonat urbane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)